Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton është pyetur mbi lidhjet e tij me Jeffrey Epstein i cili u ngarkua me akuza për ngacmim seksual dhe prostitucion.
Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Klinton u pyet :“Keni ndonjë koment për akuzat në lidhjen tuaj me Jeffrey Epstein”.
Me ironi dhe duke nënqeshur ish-presidenti u përgjigj shkurt “mendoj provat janë të qarta”.
Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork më 10 gusht 2021 ndërsa priste, gjyqin e tij për akuzat për trafikim seksual.
Çështja u ngrit më shumë se një dekadë pas dënimit të tij për ngacmim nga një e mitur.
Këtë herë, ai u akuzua se drejtonte një “rrjet të gjerë” që përdornin vajzat të mitura për seks.
66-vjeçari në të kaluarën shoqërohej me Princin Andrew dhe ish-presidentët Donald Trump dhe Bill Clinton.