Një kamion ka marrë flakë në ecje pranë ‘Fabrikës së Miellit’ në Tiranë, duke u djegur pjesërisht.
Mjeti drejtohej nga një person me iniciale O.K. ndërsa nga flakët ka vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një defekti.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”