Vendosni fjalën kyçe....

“Ndryshimet klimatike po e çojnë botën drejt ferrit” – Shefi i OKB-së


Bota duhet të zgjedhë nëse do shkurtojë emetimet e dioksidit të karbonit do dënojë brezat e ardhshëm me një katastrofë klimatike, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ndërsa fliste në samitin COP27 në Egjipt të hënën.

“Njerëzimi ka një zgjedhje: të bashkëpunojë ose të humbasë.” – u tha Guterres delegatëve të mbledhur për të diskutuar se si të luftohet ndryshimi mes një konflikti të vazhdueshëm ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës dhe rritjes së inflacionit global dhe mungesës së energjisë.

Guterres këmbënguli se vendet më të pasura dhe më të varfra në botë duhet të krijojnë një pakt për të përshpejtuar kalimin nga lëndët djegëse fosile te energjia e gjlebër, duke veçuar Kinën dhe SHBA-në si dy vende që kanë një ‘përgjegjësi të veçantë për të bashkuar përpjekjet për ta bërë këtë pakt realitet’.

“Emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten. Temperaturat globale vazhdojnë të rriten. Dhe planeti ynë po i afrohet me shpejtësi pikës së kthesës që do e bëjnë kaosin klimatik të pakthyeshëm.” – tha Guterres, duke deklaruar se ‘jemi rrugës drejt ferrit klimatik’.

Paralajmërimet e shefit të OKB-së u mbështetën nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së Al Gore, i cili gjithashtu theksoi nevojën për t’i dhënë fund varësisë nga karburantet fosile.

Guterres vuri në dukje gjithashtu se bota duhet të arrijë zero emetime neto deri në vitin 2050 nëse nënshkruesit e marrëveshjes së 2015 të Parisit për Klimën dëshirojnë të arrijnë qëllimin e tyre afatgjatë për të frenuar temperaturat globale nga rritja me më shumë se 1.5 gradë mbi nivelet paraindustriale.