Vendosni fjalën kyçe....

Polonia do zgjerojë bazën ajrore amerikane – Ministri i Mbrojtjes


Polonia do zgjerojë një bazë ushtarake që do presë Brigadën e Aviacionit Luftarak të SHBA-së në vitet e ardhshme, njoftoi të hënën ministri i Mbrojtjes i vendit, Mariusz Blaszczak, gjatë një vizite në objektin në fjalë.

E vendosur në qytetin qendror polak të Poëidz, baza pritet të forcojë aftësitë operacionale të Forcave Ajrore të SHBA-së në mbështetje të forcave polake dhe të NATO-s në rajon, tha ai.

Objekti do ketë hangarë dhe magazina të reja, si dhe një strukturë magazinimi të karburantit aty pranë, tha ministri, i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Poloni, Mark Brzezinski. Baza ‘Poëidz’ pret helikopterët sulmues Apache të SHBA.

Poëidz po kthehet në një kompleks ushtarak, duke u përgatitur për të mbështetur forcat polake dhe të NATO-s në krahun lindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut’, tha Blaszczak mes tensioneve të papara mes NATO-s dhe Rusisë mbi ofensivën e vazhdueshme ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Zgjerimi i bazës vjen si pjesë e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Zgjeruar të Mbrojtjes 2020 midis Uashingtonit dhe Varshavës. Marrëveshja ‘krijon kushte për një prani të përhershme dhe afatgjatë të Forcave të Armatosura të SHBA-së në Poloni-, tha Ministria e Mbrojtjes polake, duke shtuar se kjo do forconte sigurinë kombëtare.

Sipas Blaszczak, Varshava gjithashtu planifikon të rrisë potencialin e saj ushtarak duke blerë helikopterë dhe tanke nga SHBA. Pritet të marrë tanket ‘Abrams’ që në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas ministrit të Mbrojtjes, është bërë edhe një porosi blerjeje për 96 helikopterë sulmues.

Nuk dihet se sa trupa amerikane janë aktualisht në Poloni, qendra kryesore logjistike e NATO-s për mbështetjen e qeverisë në Ukrainën fqinje. Në maj, ambasadori amerikan në Varshavë zbuloi se mbi 12,600 personel ushtarak amerikan ndodheshin në vend, numri më i madh në histori.