Vendosni fjalën kyçe....

Rekrutët rusë rebelohen e rrethojnë gjeneralin: Duam të ikim në shtëpi, kërkoni falje…(Video)


Një grup rekrutësh rusë janë përplasur me një Gjeneral në vendin ku ishin grumbulluar duke i kërkuar atij llogari për atë që po ndodh në fushën e betejës e duke kërkuar të ikin në shtëpi.

Grupi i ushtarëve u përball me Gjeneral majorin Kirill Kulakov duke i thënë të përgjigjet për shqetësimet e tyre.

Në një video të publikuar nga Daily Mail situate duket tejet e tensionuar me grupin e ushtarëve që rrethojnë Gjeneralin duke i kërkuar llogari.

Përplasja e fundit vjen pasi qindra rekrutë rusë thuhet se janë masakruar në vijën e parë të frontit në Ukrainë pasi ishin lënë pa drejtues.

Ushtarët kanë akuzuar drejtuesit se janë të paafë e frikacakë duke i lënë ushtarë në mëshirë të fatit. Humbjet e fundit kanë shkaktuar protesta të furishme nga të afërmit e ushtarëve.

Para pak javësh, presidenti rus firmosi urdhrin për thirrjen nën armë të rreth 300 mijë rekrutëve të rinj për të mbuluar vijën e gjatë të frontit në Ukrainë. Nuk dihet ende sesa persona i janë përgjigjur mobilizimit teksa lufta në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt vijon ende.

Deri tani Rusia ka mundur të fusë në zotërim disa territore në lindje të Ukrainës, të cilat shpallën pavarësinë e bashkimin me Moskën pas një referendumi para pak muajsh.

Sulmi i saj ndaj Kievit në fillim të luftës nuk pati sukses duke bërë që forcat të përqendroheshin në lindje të vendit. Muaj të tëra luftimesh kanë parë viktima të shumta nga të dy kampet ndërsa pas disa takimesh në fillimet e luftës, nuk ka pasur më bisedime paqeje mes dy vendeve.

SHBA-ja, BE-ja e NATO-ja kanë pohuar se do e mbështetin Ukrainën për aq kohë sa duhet në konflikti me Rusinë ndërsa kjo e fundit i ka paralajmëruar që të mos e furnizojnë Ukrainën me armë pasi kjo vetëm sa do zgjasë e përshkallëzojë luftën.

Deri tani SHBA-ja ka dhënë miliarda dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën me sisteme të përparuara raketore e jo vetëm.

Pjesë nga përplasja

Ushtarët thërrasin: ‘Largohuni, largohuni’, ‘Turp, turp’. Shoku Gjeneral ju jeni me ne. Duam të ikim në shtëpi. Pse i keni sjellë këtu këta roje speciale. Ne po iknim qetësisht. Poshtë regjimi. Shoku Gjeneral duhet të kërkoni falje.

Gjeneral major Kulakov: E dini se çfarë do ndodhë nesër? Kalendari është atje tej.

Ushtarët: Ne i marrim informacionet vetëm natën.

Kulakov: Dëgjoni, këta këtu janë njerëzit e mi.

Ushtarët: Përgjigjiuni pyetjeve tona.

Kulakov: Atë po bëj, jam duke u përgjigjur.

Ushtarët: Jemi të nervozuar, është faji jot. General leshi, Ti e di se ku po na çojnë, ti qëndron i ulur në një vend të ngrohtë…