Vendosni fjalën kyçe....

Sunak marrëveshje me Macron, policët britanikë do vendosen në Francë për të ndaluar gomonet drejt Britanisë


Zyrtarët britanikë do të vendosen në Francë për të luftuar krizën e emigrantëve pasi Rishi Sunak të sigurojë marrëveshje historike me Emmanuel Macron.

Oficerët britanikë të emigracionit do vendosen në Francë për të trajtuar krizën e Kanalit për herë të parë si pjesë e një marrëveshje historike, raporton Daily Mail.

Marrëveshja vendimtare do lejojë oficerët e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në qendrat e kontrollit francez për të ndihmuar në luftimin e nisjeve të anijeve të vogla nëpër Kanal.

Marrëveshja do shohë gjithashtu shumën më të madhe të paguar ndonjëherë nga taksapaguesit britanikë ndaj Francës, që mendohet të jetë rreth 80 milionë stërlina, për patrullimet e përshkallëzuara kundër gomoneve.

Rishi Sunak tregoi dje se një marrëveshje ishte e afërt pas takimit të tij të parë me presidentin francez Emmanuel Macron.

Kryeministri tha se kishte ‘ripërtërirë besimin dhe optimizmin’ se mund të arriheshin marrëveshje me Parisin dhe partnerët e tjerë evropianë për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Gjashtë javë më parë, Daily Mail zbuloi se një përpjekje e mëparshme për një marrëveshje me Francën ishte prishur nga komentet e Liz Truss për Macron.

Pas takimit me Macron në Egjipt dje, Sunak tha: “Ka një mundësi që ne të punojmë ngushtë jo vetëm me francezët, por edhe me vendet e tjera. Unë besoj se duke punuar së bashku me partnerët tanë evropianë, ne mund të bëjmë një ndryshim, të kapërcejmë këtë sfidë të emigrimit të paligjshëm dhe të ndalojmë njerëzit që vijnë ilegalisht.”