Kryeministri britanik Rishi Sunak u tërhoq papritmas nga konferenca për ndryshimet klimatike në mes të saj, duke lënë disa shikues të hutuar.
Gjatë një paneli në mbledhjen COP27 të sponsorizuar nga OKB-ja në Sharm El Sheikh, Egjipt të hënën, Sunak u pa duke bërë një dalje të nxituar nga dhoma në pamjet e shpërndara në Twitter nga Leo Hickman i CarbonBrief, një faqe lajmesh e përqendruar te klima.
Ndihmësit e kryeministrit thuhet se u panë duke iu afruar në skenë, me njërin prej tyre që i pëshpërit diçka në vesh Sunak-ut. Ndonëse ai qëndroi ulur, një punonjës tjetër i stafit foli me të rreth dy minuta më vonë, pas së cilës ai u largua me shpejtësi nga salla nga një dalje e pasme.
Doëning Street deri më tani nuk ka dhënë asnjë shpjegim për largimin e nxituar të liderit dhe mbetet e paqartë se çfarë iu tha në skenë.
Megjithatë, disa raporte të mediave lokale sugjeruan se Sunak ‘u largua herët për t’u përgatitur për një fjalim kryesor për ndryshimet klimatike që do të mbante më vonë pasdite’.