Vendosni fjalën kyçe....

Telefonata për bombë në godinën e SPAK, policia: Alarm i rremë


Policia ka njoftuar se alarmi për bombë në godinën e SPAK ka rezultuar i rremë pas kontrolleve të kryera.

Po kështu në njoftim bëhet me dije se po punohet për identifikimin e personit që ka kryer telefonatën, i cili ka fikur telefonin menjëherë pas kryerjes së saj.

Alarmi u dha paraditen e sotme ku një telefonatë njoftoi se në godinën e SPAK ishte vënë bombë.

Menjëherë policia mbërriti në vendngjarje, rrethoi zonën e kreu kontrollet për lëndën plasëse.

Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën  “Jordan Misja”. Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë. Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.”- njoftoi Policia.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Gjykata me anë të një njoftimi, ku thuhet se tashmë puna në gjykatë po vijon normalisht.

“Në vijim të komunikimit, ju informojmë se përfundoj kontrolli i ambjenteve nga strukturat e policisë së shtetit dhe nuk u konstatua asgjë e dyshimtë. Veprimtaria në gjykatën e apelit rifillon normalisht. Faleminderit për mirkuptimin dhe interesimin.”– thuhet në reagimin e dytë të gjykatës.