Vendosni fjalën kyçe....

Trudeau akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje


Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka akuzuar Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e vendit.

Siç shkruan BBC, Trudeau akuzoi Pekinin se po luante “lojëra agresive” me demokracitë dhe se po synonte institucionet kanadeze.

Kjo vjen pasi mediat lokale raportojnë se inteligjenca kanadeze identifikoi një “rrjet klandestin” të kandidatëve të mbështetur nga Pekini në zgjedhjet e fundit.

Të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019. Por një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze tha se nuk ka “nuk ka interes” në punët e brendshme të Kanadasë.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të inteligjencës, transmetuesi lokal Global News raportoi se Pekini kishte dhënë fonde për kandidatët dhe se operativët kinezë kishin vepruar si këshilltarë të fushatës për shumë kandidatë.

Operacioni i “ndërhyrjes”, i cili thuhet se u drejtua nga konsullata e Kinës në Toronto, kërkoi të vendoste operativë brenda zyrave të deputetëve që shërbenin në një përpjekje për të ndikuar politikën.

Dhe gjithashtu u bënë përpjekje për të “korruptuar” ish-zyrtarët kanadezë në një përpjekje për të fituar ndikim brenda qarqeve politike.

Përpjekja për ndërhyrje besohet të ketë shënjestruar të dyja partitë kryesore politike – partinë liberale të Trudeaut dhe partinë opozitare Konservatore. Megjithatë, është e paqartë nëse operacioni ishte i suksesshëm.

“Ne kemi marrë masa të rëndësishme për të forcuar integritetin e proceseve tona zgjedhore dhe sistemeve tona, dhe do të vazhdojmë të investojmë në luftën kundër ndërhyrjeve në zgjedhje, kundër ndërhyrjeve të huaja të demokracive dhe institucioneve tona.”- u tha Trudeau gazetarëve të hënën.

“Fatkeqësisht, ne po shohim se shtetet, aktorët shtetërorë nga e gjithë bota, qoftë Kina apo të tjerët, po vazhdojnë të luajnë lojëra agresive me institucionet tona, me demokracitë tona.”– shtoi ai.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha se Kina nuk ka asnjë interes të ndërhyjë në zgjedhjet kanadeze.

“Marrëdhëniet shtet-shtet mund të ndërtohen vetëm mbi respektin reciprok, barazinë dhe përfitimin reciprok.”- tha ai në një konferencë për shtyp. “Kanadaja duhet të ndalojë së bëri komente që dëmtojnë marrëdhëniet Kinë-Kanada.”– shtoi ai.

Raportet vijnë pasi autoritetet thanë se po hetonin akuzat se Kina kishte hapur stacione “policie” jozyrtare në tokën kanadeze.