Vendosni fjalën kyçe....

Zv.kryeministrja Balluku: Fasha 800 KW nuk aplikohet as në muajin nëntor


Fasha 800 KW nuk do të aplikohet as në muajin nëntor. Kështu ka deklaruar sot Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv.kryeministre, Belinda Balluku.

Ajo tha se ky vendim u mor duke konsideruar parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.

“LAJM I MIRË

Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë.

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.

Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI.”- thotë Balluku.