Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti i PS-së Arben Ahmetaj iu përgjigj opozitës lidhur me akuzat për buxhetin.
Gjatë gjalës së tij, Ahmetaj u shpreh se viti 2013 kur PS erdhi në pushtet ishte ndarja mes dy botëve dhe se që nga ai vit sipas tij të gjitha buxhetet janë karta sociale me qytetarët.
Lidhur me krahasimet që opozita bën me Maqedoninë e Veriut, Ahmetaj tha se vendi fqinj iu jep për 3 muaj nga 100 euro qytetarëve por Shqipëria gati 4 milionë lekë të vjetra në vit.
“Për hir të së vërtetës krahasimet bëhen me bazë historike dhe pastaj statistikore. 2013 ndarja mes dy botëve. Çfarë janë buxhetet, të gjithë buxhetet që nga 2013. Janë karta sociale me qytetarët shqiptarë, por edhe me sipërmarrjet. Flamuri i cili nuk është ulur kurrë dhe është flamuri social i kësaj maxhorance ka të bëjë me taksën progresive. Hajde t’i krahasojmë të dy qeveritë. 10% mbi qytetarin e zakonshëm. Nuk harrohen. Çdo vit për shkak të një ndryshimi fiskal, ndryshim politik se si një qeveri trajton qytetarin e vet. Ia heq nga kurrizi dhe ia bën zero. Janë gati 60 mijë të punësuar që paguajnë zero taksa. A është marrëveshje sociale. Sa janë këto para, janë 120 mln dollarë në vit. Kjo është pjesë e kartës sociale, e rëndësishme. Baltë mund të hedhës sa të duash, shyqyr shqiptarë mund të ikin e të vijnë, kufijtë janë të hapur. Janë tre probleme të mëdha që kanë ndodhur këto kohë, tërmeti, pandemia, lufta. të gjitha kanë shkuar te tryeza e bukës. Kemi marrë të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe i kemi ndihmuar nga mendja nga zemra e kësaj maxhorance. Një përmbytje ndodhi në Veri dhe i latë pa bukë. Maqedonia iu jep për 3 muaj nga 100 euro. Ne i japim çdo muaj faturës më të ulët dhe normale, gati 4 milionë lekë të vjetra në vit. Një biznesi që e paguan sot me 18 lekë pa TVSH kilovatin, i shkon 24 milionë lekë të vjetra subvencioni.”- tha Ahmetaj.