Zyrtarët austriakë u kanë kërkuar qytetarëve të pakësojnë konsumin e tyre të energjisë pasi provat në sistemin e rrjetit të vendit treguan se një dimër i ftohtë mund të çojë në kufizime të energjisë në mbarë vendin.
Duke folur me gazetarët të hënën, ministrja Austriake e Klimës dhe Energjisë, Leonore Gewessler, paralajmëroi për muaj të vështirë përpara, me operatorin e rrjetit që e quajti ‘gjendjen jashtëzakonisht sfiduese, por të menaxhueshme në një skenar realist’.
Ajo vuri në dukje se skenarët kritikë do bëhen më pak të mundshëm nëse njerëzit dhe kompanitë do të përdorin energjinë elektrike me kursim.
Prova e kryer për ngarkesën që mund të mbajë rrjeti kombëtar u kryer nga operatori kombëtar i rrjetit APG e vjen mes frikës në rritje për sigurinë e energjisë këtë dimër. Austria ishte mbështetur më parë tek Rusia për 80% të importeve të saj të gazit.
Në qershor, Austria rihapi termocentralin e saj më të madh me qymyr për shkak të shqetësimeve për një emergjencë të mundshme në furnizimet me gaz, duke iu rikthyer përdorimit të karburantit fosil, pavarësisht zotimit për të luftuar ndryshimet klimatike.