Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar sot për një ngjarje të ndodhur rreth 3 muaj më parë ku një 22-vjeçare nga Kenia, e cila ishte rekrutuar për të punuar në një kazino në Tiranë u gjet në gjendje të rëndë pranë shtëpisë së saj në rrethana të mistershme.
Ngjarja u mbajt e fshehtë dhe nuk u raportua asokohe as nga mediat e as nga policia. 22-vjeçarja me emrin Joy u gjet në gjendje të rëndë pranë banesës së saj në rrethana të mistershme ndërsa tani ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës.
Ajo punonte në kazinonë e dedikuar prane ‘Air Albania’ e cila cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj i njohur si Dari.
Në njoftimin e sotëm të policisë jepen shumë pak hollësi lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 13 gushtit duke u gdhirë 14 gusht. Policia thotë se ka marrë një denoncim nga shoqja e 22-vjeçare me iniciale J.A. e cila ëshë gjetur pa ndjenja pranë banesës dhe se për rastin në fjalë Komisariati 1 ka vleësuar denoncimin e ka reaguar në kohë.
Në njoftim thuhet se rasti është përcjellë në Prokurorinë e Tiranës që po heton çështjen. E ëma e 22-vjeçares nga Kenia mbërriti në Tiranë menjëherë pas ngjarjes ku deklaroi se nuk kishte asnjë informacion se çfarë kishte ndodhur me të bijën dhe policia nuk i ka dhënë hollësi për atë që ka ndodhur përveç faktit se ngjarja po hetohej nga prokuroria.
“Mjekët thanë se ajo kishte tre brinjë të thyera, të dyja kockat e legenit të thyera, komatozë për shkak të mungesës së oksigjenit, lëndime në dorë, shpinë, stomak, ndër të tjera. Ne ende nuk e dimë se çfarë ndodhi me Joy-n. Ajo ka nevojë për fizioterapi private, të cilën ne po e paguajmë përmes mbledhjes së fondeve. Në të ardhmen, Joy ka nevojë për një qendër rehabilitimi neurologjik. Kjo nuk është e disponueshme në Shqipëri, ndaj duhet të gjejmë një spital tjetër. Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion. Ata thanë se çështja ishte në prokurori dhe do më duhej një avokat. Kam gjetur një avokat përmes një OJQ-je që po na ndihmon.” – deklaronte e ëma e 22-vjeçares, Ruth.
Njoftimi