Një 42-vjeçar është arrestuar gjatë natës në Vlorë. A
i është ndjekur nga policia pasi nuk ka ndaluar për kontroll teksa lëvizte me një mjet ‘Porsche’ pa targa e është ndaluar pak minuta më pas.
Në pranga ka përfunduar H.H. i cili ishte i maskuar dhe kishte hematoma në fytyrë ndërsa pas verifikimit rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Gjatë marrjes në pyetje ai u deklaroi policëve se ishte zënë me disa persona në një lokal të qytetit, shkruan Shqiptarja.