Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Në buxhetin 2023 inceneratori i Tiranës do marrë 10 mln dollarë


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit tregoi se inceneratori i Tiranës do marrë 10 mln dollarë nga buxheti i vitit 2023.

Sipas saj me 10 mln dollarë mund të përdoreshin për shkollat çerdhe dhe ndihmën sociale.

“Në buxhetin që do të kaloni, do i jepni inceneratorit të Tiranës 10 mln dollarë për një gjë që nuk ekziston. Me 10 mln dollarë mund të bëni pafundësisht për shkollat, çerdhet dhe për ndihmën sociale. Do e vazhdojmë sërish betejën e çmontimit të betejës së inceneratorëve. Unë mendoj se Edi Rama si pronari kryesor i inceneratorëve do të përgjigjen para kësaj. Inceneratori i Tiranës është deri në 2047 që është një vepër penale e cila vazhdon”- tha Kryemadhi.