Vendosni fjalën kyçe....

Kthimi në burg i Alqi Bllakos, flet avokati: “Gjykata ka kthyer fabulën popullore; ik se të vrava, zbrit se të vrava!”


Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të rikthyer në burg Alqi Bllakon, ka folur për mediet avokati i këtij të fundit, Sokol Hazizaj.

“Kërkoj mirëkuptimin tënd. Nuk duhet ngatërruar pozicioni procedurial i Alqi Bllakos me pozicionin procedurial të një tjetri. Unë di që Alqi bllako ka qenë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe drejtorit të AKUM-it, që do të thotë se nuk ka asnjë rol prcedurial, administrativ në përpunimin e akteve. Kaq, është e thjeshtë.”- tha Hazizaj.

Lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës, avokati tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.  Ai tha se nuk priste që gjykata të jepte këtë vendin, duke shtuar se në këto kushte masa ‘arrest me burg’ dhe ‘arrest shtëpie’ janë e njëjta gjë pasi Bllako sipas tij nuk përbën rrezik.

 “Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale. Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, pra referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë.”– tha avokati.