Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë nëndetësja bërthamore britanike, braktis misionin ‘top sekret’ – The Sun


Një nga nëndetëset bërthamore të klasës ‘Vanguard’ të marinës britanike u detyrua të ndërpresë një ‘mision top sekret’ pasi pësoi dëmtime nga zjarri, sipas njshkrimi të The Sun.

Sipas burimeve të medias, u deshën përpjekjet e të gjithë personlit prej 130 personash, duke përfshirë shumë që ishin jashtë detyrës, për të shuar një zjarr elektrik në bordin e ‘HMS Victorious’.

Edhe pse zjarri thuhet se u vu shpejt nën konmtroll kontrollua relativisht shpejt, situata emergjente e deklaruar nga kapiteni i anijes e detyroi anijen të dilte në sipërfaqe në një vend të pazbuluar në Atlantikun e Veriut për të nxjerrë tymrat toksikë.

Një burim i marinës thuhet se i shpjegoi The Sun se ‘çdo anëtar i Marinës Mbretërore është një zjarrfikës i kualifikuar’ dhe se kjo siguron që anijet dhe nëndetëset britanike të ishin në gjendje t’u përgjigjeshin shpejt incidenteve të tilla pa ndikuar në operacionet.

Dëmi i shkaktuar e detyroi kapitenin e nëndetëses të braktiste një ‘mision top sekret’ të paspecifikuar dhe të urdhëronte që nëndetësja të kthehej në bazën HMNB Clyde në Faslane, Skoci.