Vendosni fjalën kyçe....

Meta përkujton rënien e Murit të Berlinit: Shkallmimi i mureve të korrupsionit, varfërisë e propagandës mision historik


Kreu i Partisë së Lirisë ka përkujtuar rënien e Murit të Berlinit 33 vite më parë duke theksuar se kjo ngjarja inspiroi asokohe të rinjtë shqiptarë për të rrëzuar diktaturën.

Ai thekson se sfida e të rinjve shqiptarë është sot po aq e rëndësishme sa e atyre në vitet ’90.

Meta shkruan se rrëzimi i mureve të korrupsionit, varfërisë, arrogancës, propagandës e mungesës së shpresës është mision historik për rininë shqiptare.

“Rënia e Murit të Berlinit 33 vjet më parë, një ditë e jashtëzakonshme gëzimi për popullin gjerman, por njëkohësisht një ditë shprese për popujt e Europës Lindore që prisnin me padurim shkëputjen nga regjimet e kalbura komuniste. Rënia e Murit të Berlinit, moment i jashtëzakonshëm që inspiroi rininë shqiptare në vitet ’90. Sfida e të rinjve shqiptarë sot është po aq e rëndësishme sa sfida e bashkëmoshatarëve të tyre 33 vjet më parë. Shkallmimi i mureve të korrupsionit, varfërisë, arrogancës, propagandës dhe mungesës së shpresës, mision historik për rininë shqiptare për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe të ardhmes që qytetarët meritojnë. Kur erërat e ndryshimit fryjnë, asgjë nuk është e pamundur!”­ – shkruan Meta.