Vendosni fjalën kyçe....

Papa paralajmëron katolikët gjermanë


Papa Françesku ka kritikuar reformat e sugjeruara nga një lëvizje progresive katolike gjermane, e cila do përfshinte lejimin e grave për t’u bërë dhjakë dhe lejimin e marrëdhënieve të të njëjtit seks në një përpjekje për të adresuar numrin në rënie të ndjekësve.

“Unë u them katolikëve gjermanë: Gjermania ka një kishë ungjillore të madhe dhe të bukur. Unë nuk dua një tjetër, që nuk do të jetë aq i mirë sa ajo.” – i tha Françesku një gazetari gjerman gjatë udhëtimit të tij në Bahrein. Ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me rënien e anëtarësimit në kishë.

Papa më pas u kërkoi gjermanëve të kërkonin frymëzim në ‘fetarizmin e thjeshtë që gjen te gjyshërit’. Në qershor, media gjermane raportoi se ‘qindra mijëra’ gjermanë kishin dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga anëtarësimi i tyre në kishat katolike dhe protestante. Gjatë 15 viteve të fundit, numri i njerëzve që i përkisnin njërës prej dy kishave thuhet se ra nga 61% e popullsisë në më pak se 50%.

Në fund të vitit 2019, Kisha Katolike Gjermane nisi një seri konferencash të quajtura Rruga Sinodalale që synonin të diskutonin çështje teologjike dhe organizative. Në shkurt 2022, këto konferenca miratuan një listë propozimesh drejtuar veçanërisht Vatikanit.

Lista përfshinte dhënien e të drejtës së grave për t’u bërë priftëresha, lejimin e priftërinjve të martoheshin, bekimin e marrëdhënieve të të njëjtit seks dhe rishikimin e mësimeve të Kishës Katolike mbi etikën seksuale.

Kreu i Kishës Katolike Gjermane, Kardinali Reinhard Marks, e quajti rregullin e beqarisë ‘të paqartë’, duke argumentuar se e drejta për t’u martuar do ishte ‘më mirë për jetën e priftërinjve katolikë dhe ata nuk do të ishin aq të vetmuar’.