Shtyhet ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, pasi fusha e gjelbër u kthye në një skenë përplasjesh.
Përballja mes dy skuadrave nisi qetë, por gjithçka ndryshoi me golin e shënuar në minutën e 11-të nga Dashmir Elezi. Kjo pasi golashënuesi shkoi për të festuar afër tifo grupit Shvercerat, por këtu tifozët u futën brenda në fushë duke u përplasur me lojtarët.
Forcat e shumta të policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe ndeshja u ndërpre.