Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për portin e Durrësit në Kuvend.
Vasili e akuzoi kryeministrin se është i “kapur keq” në krim në këtë aferë për shkak të paradhënieve “të majme” siç shprehet ai. Vasili tha se qindra milionë euro nuk do derdhen në arkën e shtetit, nga ky projekt për shkak të Ramës.
“Sot në një moment shfrenimi të vërtetë si cdo njeri i kapur në faj e krim të rëndë shtetëror u përpoq të justifikonte aferën e tmerrshme mafioze të Portit të Durrësit, aferë disa miliarda euro, 2 miliardë të shkruara në letër e miliarda të tjera që janë të padeklaruara.
Mori përsipër të gënjente, e tha me gojën plot që shteti nuk do paguajë asnjë lekë por do përfitojë investim 2 miliardë euro.
Ne nuk jemi Edi Rama por flasim me fakte e dokumente. Ky është vendimi i komitetit të investimeve strategjike që drejtohet nga Edi Rama.
Në faqen 5, thuhet: ‘ky projekt do përjashtohet nga taksa e ndikimit mbi infrastrukturë dhe taksa e strehimit social.’
Bëhet fjalë për qindra miliona euro që nuk do derdhen në arkën e shtetit, por do jenë si kontribut i shtetit. pra jo shteti është zero kontribut por është qindra milionë euro që nuk do derdhen në arkën e shtetit por do venë në dispozicion të aferës së portit të Durrësit.
Rama në nxitim shumë të madh, i kapur keq për shkak të paradhënieve të majme që marrin, na foli sot për grupin e madh që ka ndërtuar Dubain.”– tha Vasili.