Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhje e shitje kanabisi pranë shkollave, pranga dy personave në Gjirokastër e Elbasan


Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër e Elbasan.

Në Gjirokastër është ndaluar një 29-vjeçar me iniciale B.Ç. banues në Vlorë i cili dyshohet se ka vjedhur tre objekte duralumini.

Po kështu i riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës i kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ për vjedhje.

Në Elbasan është prangosur një 39-vjeçar me iniciale R.K. Ai akuzohet se shiste lëndë narkotike pranë shkollave të qytetit.

Njoftimi

“Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje në qytetin e Gjirokastrës, vihet në pranga 29-vjeçari. Gjithashtu, 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga DVP Vorë, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë arrestuar shtetasin B. Ç., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se në datën 06.11.2022, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka vjedhur 2 objekte duralumini, në një pallat, ndërsa në datën 07.11.2022, po në lagjen “18 Shtatori”, ka vjedhur 1 objekt duralumini, në një pallat tjetër. Gjithashtu, shtetasi B. Ç. ishte shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, me fokus të veçantë, mjediset përreth institucioneve arsimore, mbështetur edhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

-R. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.”