Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet afatmesme në SHBA, kokë më kokë gara për Senatin, Republikanët pranë marrjes nën kontroll të Kongresit


Teksa numërimit të votave për zgjedhjet në SHBA po i vjen fundi, Republikanët kryesojnë thellë për sa i përket Kongresit.

Ata kanë fituar deri tani 198 vende nga 435 që ka gjithsesj dhoma ndërsa demokratët kanë fituar deri tani 168 vende duke qenë shumë pranë marrjes në kontroll të dhomës së ulët, për të cilën kërkohen 218 vende.

Për të marrë kontrollin e Kongresit njërës prej partive i duhet të fitojë 218 vende. Më e fortë dhe e barabartë është beteja për Senatin ku demokratët e republikanët janë barazim deri tani, siç raporton Fox News me nga 48 vende nga 51 që u duhen për ta kontrolluar atë.

Zgjedhjet afatmesme janë luftuar ashpër muaj para zhvillimit të tyre me të dyja partitë që janë përplasur ashpër në fushatë duke qenë se janë një tregues i asaj që pritet të ndodhë në zgjedhjet e përgjithshme e ato për president dy vite më pas.

Presidenti Biden e demokratët kanë shënjestruar ish-presidentin Trump e lëvizjen e tij MAGA si të keqen e madhe të SHBA-së duke u bërë amerikanëve që të mos i votojnë republikanët në përgjithësi e ata që mbështeten nga Trump në veçanti.

Megjithatë SHBA-ja është përballur me probleme prej kohësh gjë që ka ndihmuar republikanët në fushatën e tyre e siç duket edhe në votime.

Problemet më të mprehta kanë qenë ai i kufijve në jug të vendit me emigrantët që kanë vërshuar në SHBA, çmimet në rritje të naftës e mallrave të tjera që kanë çuar në rritje të inflacionit si dhe ndihma qindra miliardë dollarëshe për Ukrainën në luftë.

Republikanët nga ana e tyre, me kandidatët e mbështetur nga Trump në qendër, i kanë cilësuar votimet afatmesme si thelbësore për fatin e SHBA-së.

Ata kanë akuzuar demokratët e administratën Biden se kanë përdorur FBI-në e institucionet e tjera shtetërore dhe të sigurisë kundër ish-presidentit Trump e republikanëve duke hapur disa procese gjyqësore, duke bastisur rezidencën e Trump, duke arrestuar persona e duke ndëshkuar disa nga bashkëpunëtorët e ish-presidentit. Akuza të cilat janë hedhur poshtë më forcë nga administrata amerikane.