Vendosni fjalën kyçe....

Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë, në pronësi të një biznesmeni


Dy makina janë djegur në Vlorë pak pas mesnate.

Makinat janë në pronësi të 49-vjeçarit Arjan Gogo ndërsa dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nartë ndërsa deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar si dhe nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Gogo është pronar i një restoranti në Nartë, shkruan ‘Shqiptarja’.