Vendet e Evropës Lindore po përgatiten për një fluks të ri refugjatësh ukrainas këtë dimër, me Sllovakinë që parashikon që qindra mijëra njerëz mund të mbërrijnë në vend në muajt e ardhshëm për shkak të temperaturave të ulëta dhe armiqësive në Ukrainë, raportoi Reuters të mërkurën, duke cituar zyrtarë lokalë.
Një plan emergjence i qeverisë sllovake parashikon që rreth 700,000 refugjatë mund të derdhen në vend këtë dimër, thotë raporti.
“Një numër i madh i personave të zhvendosur brenda Ukrainës janë aktualisht të strehuar përkohësisht në kushte që nuk janë të përshtatshme për dimer.” – thuhet në dokument, sipas Reuters, duke shtuar se ‘përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit është gjithashtu një rrezik’.
Për më tepër, vendet evropiane thuhet se po hapin qendra pritjeje dhe do grumbullojnë produkte për t’u përgatitur për një krizë të re refugjatësh.