Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka zbuluar sot të tjera fakte lidhur me inceneratorët.
Ajo tha sot se Klodian Zoto, i cili është në arrati, ka paguar rreth 2 miliardë lekë për 19 kompani ndërsa vlera e grabitur dyshohet të jetë rreth 19 milionë dollarë.
Kryemadhi shtoi se kryeministri Rama i ka bërë presion prokurorisë për të mos vijuar hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit e Fierit.
“Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal. Në 25 milionë dollarë që ka marrë Zoto vlera totale e gjitha e grabitur është gati 19 mln dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre. Një nga problemet më të mëdha të kësaj inceneratori zgjat 30 vite, pra deri në 2047. Qytetarët do duhen ti paguajnë edhe për 30 vite nga 10 mln dollarë në vit. Mënyra sesi Rama artikulonte dje ishte presion ndaj prokurorisë. Inceneratori i Tiranës ka paguar për udhëtime rreth 800 mijë dollarë. Këto janë pagesa të cilat prokuroria i ka shumë të thjeshta për t’i verifikuar por nuk e bën. Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co. Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë. Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thonte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI. Rama presion ndaj prokurorisë për të mos vazhduar për inceneratorin e Tiranës. Elbasani dhe Fieri u sekuestruan kur u mbyllën të gjitha pagesat. Tre kompanite te cilat jane paguar edhe padise ne prokurori nga Drejtoria e Tatimeve. Të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë dhe tek Inceneratori i Tiranës.” – tha Kryemadhi.
Ajo shtoi më tej se nuk ka asnjë thirrje nga prokuroria për sa i përket inceneratorit të Tiranës, për të cilin ka publikuar fakte të shumta. Sipas Kryemadhit, qytetarëve të Tiranës po u grabiten mbi 15 milionë euro përmes inceneratorit të Tiranës.
“Kryeministri thotë që është një investim prej 128 milionë eurosh për menaxhimin e mbetjeve. Unë jam shumë e gatshme që kryeministri të na bëjë transparencë për mënyrën sesi bëhet procesi i përpunimit të mbetjeve. Nuk kam asnjë thirrje për inceneratorin e Tiranës. Padia jonë kryesore për Tiranën. Argument mosthirrjes së Monika Kryemadhit është kjo tabelë këtu. Qytetarëve të Tiranës i grabitën 15 milionë dollarë. Nuk është e kollajshme të thërrasësh Erion Veliajn dhe Edi Ramën por më e pakta është të bllokojë pagesat për inceneratorin e Tiranës. Nuk mendoj që është hetim kompleksi. Është një hetim shumë i thjeshtë i inceneratorit të Tiranës. Pika e lidhjes së përbashkët është Pivot 4. Argumentim politik komenti si çështje komplekse. Çështja e inceneratorit të Tiranës ka vështirësinë e saj. Nuk është si rasti i Elbasanit dhe Fierit për shkak se pagesat kishin mbaruar. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës është një koncesion që paguhet për 30 vjet. Dhe nëse sekuestrohet nga prokuroria, qeveria e Tiranës nuk do të pagujë më 10 milionë euro por do të paguajë më pak.” – shtoi Kryemadhi.