Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi fitore minimale ndaj Veronës, ngjitet në vendin e tretë


Juventusi ka fituar me rezultat të ngushtë kundër Veronës në stadiumin Marc’Antonio Bentegodi.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Moise Kean në minutën e 60-të të ndeshjes.

Kjo fitore e dërgon Juventusin provizorisht në vendin e tretë të Serie A, një pikë më shumë se Lazio që sonte luan kundër Monzas

Juventusi ka marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke e mposhtur si mysafirë skuadrën e Veronas.

Alex Sandro u ndëshkua në fund të ndeshjes me të kuq pasi që ndërhyri në lojtarin e fundit, ndërkaq Verona nuk ishte në gjendje që të barazoi rezultatin në pesë minutat shtesë të ndeshjes.

Fitorja e dërgon Juventusin në vendin e tretë me 28 pikë, dy pikë më pak se AC Milan dhe një pikë më pak se Lazio e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.