Vendosni fjalën kyçe....

Si reagoi Mbreti Charles kur u godit me vezë (Video)


Policia në qytetin britanik të York-ut arrestoi një burrë të mërkurën pasi hodhi vezë ndaj mbretit Charles. Burri, i cili nuk arriti dot ta godiste në shenjë mbretin  bërtiti me zë të lartë se Britania ishte ndërtuar nga skllevërit, para se të ndalohej nga policia.

Charles e Camilla, ishin duke përshëndetur zyrtarët e qytetit kur të paktën katër vezë u hodhën në drejtim të tij. Monarku nuk u godit dhe u shfaq i patrazuar teksa u hodhi një vështrim të shkurtër vezëve që po hidheshin drejt tij.

Mbreti u largua dhe burri që e goditi u rrëzua në tokë nga disa oficerë policie. Ai mund të dëgjohej duke bërtitur ‘ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve’.

 

Ndërsa një tjetër protestues në turmë mbante një tabelë ku shkruhej ‘Ky nuk është mbreti im’, spektatorët mbështetën në masë të madhe Charles, duke brohoritur ‘Zoti ruaj Mbretin’ dhe ‘Turp për ty’ ndaj burrit që hidhte vezë.

Mbreti i ri i Britanisë vazhdoi të bënte një turne në këmbë në qytet, duke përshëndetur nënshtetasit e tij përpara se të zbulonte një statujë për nënën e tij të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth II, e cila vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.