Miratohet me 76 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim projektbuxheti i vitit 2023.
Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë për diskutimin mbi buxhetin ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoji deri në orën 23:00, për të rinisur përsëri sot në orën 09:00.
Disktutimet për projektbuxhetin për dy ditë me radhë u shoqëruan me shumë debate dhe akuza mes qeverisë dhe opozitës.
Deputetët nga opozita ngritën akuza në drejtim të maxhorancës për situatën ekonomike dhe se ky buxhet nuk adreson problemet.
Kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se ky është “projektimi i vjedhjes më të madhe që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve në të gjithë historinë”.
Për opozitën, buxheti i vitit të ardhshëm përmban vetëm rritje taksash dhe do t’i japë një goditje të mëtejshme shtresës së mesme.
Kritika pati edhe deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj i cili tha se qeveria duhej të tregohej më e përulur pasi “në një kohë kohë lufte, shpenzimet dhe investimet janë si në kohë paqeje”.
Në projektbuxhet parashikohet një nivel shpenzimesh në 687.2 miliardë lekë dhe një plan mbledhje të ardhurash në 631.7 miliardë lekë.