Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti çon Damian Gjiknurin në SHBA për të vëzhguar zgjedhjet


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ndodhet në SHBA si pjesë e një grupi vëzhguesish të OSBE-së për zgjedhjet afatmesme atje.

Ai është pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së bashkë me zv.kryetaren e Parlamentit Ermonela Felaj e deputeti i opozitës Fatmir Mediu.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri shkruan se zgjedhjet afatmesme në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtara siç është lufta në Ukrainë.

“Kënaqësi të jem në Washington DC në kuadër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 Nentorit. Bashkë me Ermonelën dhe Fatmirin, në cilësinë e anëtarëve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së morëm pjesë në një takim informues nga ndihmës Zv.Sekretari i Shtetit Douglas Jones dhe kordinatorja speciale për monitorimin e zgjedhjeve për OSBE-në Margareta Cederfelt. Këto zgjedhje në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtara siç është lufta në Ukrainë; ato kombëtare, kryesisht ekonomia, çmimet, dhuna, migracioni, ngrohja globale etj. Pritet të jetë një betejë e fortë për kontrollin e Dhomës së Përfaqësimit dhe Senatit Amerikan.” – shkruante Gjiknuri.