Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon videon për protestën e 12 nëntorit: Kundër shpopullimit, kundër vjedhjes


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar videon me pamje nga protesta e 7 korrikut, po me himnin që ka shoqëruar këtë protestë nga Renis Gjoka dhe Big Basta.

Gjithashtu në një reagim Partia Demokratike shkruan se video përmbledh në 4 minuta 9 vitet e qeverisë së Edi Ramës.

Me moton “Shqipëria në rrezik”, Partia Demokratike i bën thirrje të rinjve, burrave dhe grave të protestojnë më 12 nëntor, kundër shpopullimit, miliona eurove vjedhje të taksave të tyre, kundër shtypjes së të drejtave ekonomike, mbijetesës, papunësisë, varfërisë, kundër luksit qeveritar përballë skamjes, kundër mbylljes së shkollave dhe mohimit të drejtës për t’u shkolluar”.