Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me projektin e Portit të Durrësit.
Rama shkruan në “Twitter” se Meta po përgojon një kompani që ka ndërtuar gjysmën e Dubait. Ai e ironizon ish-presidentin për ndryshimin e emrit të Partisë nga LSI në Partia e Lirisë, duke thënë se ka ndërtuar dy parti, njëra prej të cilave “ka ikur për skrap”, ndërsa shpreh bindjen se do vijë shpejt edhe fundi i PL-së.
“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!
Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!”– shkruan Rama.
Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para! pic.twitter.com/btOpkVeL7E
— Edi Rama (@ediramaal) November 10, 2022
Ish-presidenti Meta tha sot në një Konferencë për Mediet se Rama ka zgjedhur një kompani offshore me pronarë të fshehur, në vend të kompanive europiane. Sipas tij, Rama po zbaton kështu de facto Amistinë Fiskale.