Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka kundërshtuar projektbuxhetin e qeverisë duke thënë se ai nuk është paketë fiskale po pakeë gjobash.
Gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të punimeve të Kuvendit për projektbuxhetin, demokrati bëri disa propozime që sipas tij do e përmirësonin buxhetin duke u shërbyer më shumë qytetarëve.
Këlliçi tha gjithashtu se buxheti parashikon 11 milionë euro për ionceneratorët, pronarët e të cilëve janë në arrati.
“Të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit, ndihmon që çmimet e apartamenteve të ulen. Veliaj e ka rritur 10 herë taksën e ndërtimit, taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo kostos, prandaj është e pamundur blerja e një apartamenti. Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash. Nuk ndodh në BE që të hartohet një paketë penalitetesh për qytetarët. Ulni ngarkesën fiskale pasi çmimet po shkojnë në stratosferë. Hiqni TVSH-në për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme, hiqni akcizën e gazit., ndaloni rritjen e pandalshme të inflacionit. Mundësisht mbajeni një premtim dhe çojeni buxhetin e arsimit në 5.5% siç keni premtuar. 11 milionë euro do shkojnë për pronarët e inceneratorëve, për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe një incinerator në Tiranë që i ka pronarët në arrati. SPAK vijon të mos thërrasë kryetarin e bashkisë që me vulën e tij i ka hapur rrugë ndërtimit të kësaj firme.” – tha Këlliçi.