Një fermë kanabisi është zbuluar nga policia në Berat.
Nëntë persona të armatosur janë arrestuar nga policia e Beratit pas operacionit ku u gjetën 800 kilogramë kanabis që kultivoheshin në sera.
Të gjithë personat e arrestuar ishin të armatosur me qëllim ruajtjen e serave të kanabisit. Të gjithë të punësuarit në sera, duke nisur nga gratë deri tek organizatorët ishin nga Fushë Kruja dhe nga Lezha. Gratë flinin brenda serave ku kishin vendosur dyshekë me ajër dhe dushe për t’u larë.
Gjithashtu mbi 80 punëtorë, kryesisht gra u kapën duke punuar në serën e kanabisit në Drenovicë të Beratit, e cila ndodhet mes dhjetëra të tjerave me perime.
Report Tv raporton se serat janë në pronësi të Xhimi Dylit, i cili i kishte dhënë ato me qira.