Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit, nën akuzë ish-ministri Koka, Klodian Zoto e pesë të tjerë


SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Elbasanit e dosja me materialet u është dërguar avokatëve mbrojtës të të pandehurve.

Pas kësaj avokatët kanë 10 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e tyre para se çështja të shkojë para GJKKO-së.

Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ndërsa pesë persona të tjerë ndodhen jashtë me masa të tjera sigurie.

Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e koncesionit, Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit si dhe ish-anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit Etleva Kondi, Jonida Zeqo e Serafin Papa akuzohen për ‘shpërdorin detyre’, shkruan Shqiptarja.

Nën hetime nga SPAK është edhe inceneratori i Fierit ndërsa për atë të Tiranës nuk ka ende asnjë lëvizje. Deputetja e Partisë së Lirisë Kryemadhi tha sot se pavarësisht fakteve të shumta rtë paraqitura për këtë incinerator, nga SPAK nuk ka ende asnjë lëvizje apo hetim.