Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj thirrje protestuesve: Ndizni dritat e celularëve të na shohin Rama e Sorosi nga Parisi


Avokati i njohur Altin Goxhaj ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama sot ndodhet me djalin e George Soros në Paris duke bërë planin si të përzënë edhe shqiptarët që kanë mbetur akoma në Shqipëri. Ai u bëri thirrje protestuesve në Bulevard që të ndezin dritat e celularit që ti shohë Rama nga Parisi, i cili sipas tij i ka dhënë urdhër kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të fikë dritat gjatë protestës.

“Jemi kaq shumë shqipe dhe kaq herë sa ka kaq shumë shqipe, ikën Sorra, largohet. Dy hapa para ne, dhjetë hapa mbrapa ata. Që do të thotë se duhet të vijmë gjithmonë këtu që ta përzemë atë.

Poshtë George Soros! Poshtë George Soros! Poshtë George Soros! A e dini ku është Rama sot? Në cilën fole është fshehur? Në folenë e qyqes së sorosit në Paris bashkë me Aleksandër Sorosin, duke bërë planin që të na dëbojë edhe ne që kemi mbetur pa dëbuar. Por këtë tani e dinë dhe socialistët, e dinë dhe patronazhistët. Dhe e dinë çfarë po thonë ata tani në këtë moment? Shporreni qelbësirën sepse edhe ata e dinë që janë viktima si të gjithë ne. Dua t’ju kujtoj sot…

Ndezim dritat ti shohë Rama, andej me Aleks Sorosin në Paris. Shiko sa larg ka drita. Këta po i sheh në celularin e tij Edi Rama me Alex Sorosin. Veremlia i bashkisë i fiku dritat se i tha Rama ‘nuk dua ti shoh’.”- tha Goxhaj.