Vendosni fjalën kyçe....

Fjalimi i parë nga Edmond Budina: Të tregojmë forcën kundër mafies në pushtet


Fjalimi i parë në protestën e sotme të opozitës është mbajtur nga regjisori Edmond Budina. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Budina tha se nuk janë këtu vetëm kundër qeverisjes por për të treguar forcën kundër madies dhe mafies në pushtet. Ai bëri thirrje për mosbindje civile. 

 “Përshëndetje këtij populli opozitar që e ka shembur frikën dhe ka mbushur këtë shesh. Vëllezër ne nuk jemi këtu vetëm për keqqeverisjen e këtij pushteti, por për të treguar forcën tonë kundër mafies, mafies në pushtet, e cila e ka uzurpuar pushtetin. Është mister charteri i 22 mln-ve. Është mister jahti i 2 mld, apo mister inceneratori i 4.3 mln. Ne jemi këtu për kundërshtuar qeverinë. Jemi ‘pa fe, pa atdhe, pa flamur’, por ne nuk jemi si ai. Ai atdhe ka paranë.

Ai fe ka drogën. Ai flamur ka shitjen e interesave të atdheut. Ne jemi kundër të gjitha këtyre. Vëllezër dhe motra mos të mendojë asnjëri se prijësit tanë do të na zbresin nga qielli. Duhet të luftojmë të gjitha bashkë që ne luftën tonë do e vazhdojmë deri në fund. Ata që thonë se duhet të presim një udhëheqës që të zbresë nga qielli, duan të mbajnë në pushtet Ramën. Mosbindje civile deri në fitore.”- tha Budina, i cili është pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që i është bashkuar protestës.