Vendosni fjalën kyçe....

Gent Strazimiri për protestuesin që u shoqërua: Donte të vinte te dyert e Kryeministrisë flamurin kuqezi, të ishte ai serb s’do i ndodhte gjë


Protestuesi që u shoqërua me forcë nga punonjësit e Policisë kishte dashur të vendoste një flamur në dyert e Kryeministrisë. Të paktën kështu thanë sot ish-deputeti Gent Strazimiri.

 “Nuk kemi shumë informacion. Ai djali që u shoqërua ka dashur të vendosë këtë flamur që është flamuri i Shqipërisë te dritarja e Kryeministrisë.

Po të kishte pasur flamurin serb nuk do i ndoshte gjë se na prishej miqësia. Këtë flamurin e kanë shkelur me këmbë Policët e Shtetit dhe e kanë marrë atë djalin. I thashë njërit prej policëve kur je betuar, je betuar mbi këtë flamur. Kaq e thjeshtë është.”- deklaroi Strazimiri, i cili shoqërohej nga Albana Vokshi dhe Klevis Balliu.

Strazimiri tha se do të kërkojë djalin që u shoqërua, për t’i dhënë flamurin dhe për t’i kërkuar falje.