Mesfushori shqiptar i cili luan për Zvicrën, Granit Xhaka është detyruar të braktisë sot fushën e lojës, pasi është ndjerë i sëmurë.
Xhaka u zëvendësua nga Fabio Vieira në minutën e 16 të përballjes së Arsenalit ndaj Wolverhampton Wanderers.
Siç shkruan Football.London, Xhaka në fushë ia bëri me shenjë trajnerit Mikel Artreta duke i treguar stomakun. Ai kërkoi trajtim pasi ndjente shtrëngim të barkut.
Xhaka ka patur një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit dhe është bërë një nga lojtarët kryesorë të Arsenalit teksa ata janë në krye të Premierligës, por problemi i tij i sotëm ka shkaktuar frikë tek tifozët e tij zvicerianë, pasi jemi vetëm disa ditë përpara fillimit të Botërorit të Katarit.