Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku shqiptar vjen nga Anglia për protestë: “Nuk është fajtore Suella, por Surrelsi”


Mjeku shqiptar Milaim Nela i cili jeton dhe punon në Mbretërinë e Bashkuar, është një nga protestuesit që kanë folur sot në podiumin e protestës së opozitës.

Ai tha se ishte ftuar edhe në protestën e mbajtur në Londër nga emigrantët shqiptarë, por theksoi se zgjodhi të protestonte këtu në Tiranë, pasi sipas tij nuk e ka fajin Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman për emigrimin masiv, por kryeministri Edi Rama.

“Po e zbrazin këtë vend me shpejtësi të frikshme. Pas kësaj do thërrasim e duam Shqiprëinë një vend normal, jo të boshatisur. Nuk duam që fëmijët tuaj të hipin në gomone por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë tokë që po mbetet bosh.

Pata një ftesë për protestën në Londër. Nuk munda të shkoj atje sepse shkaku i largimit të shqiptrarëve nuk është ajo qeveri por kjo qeveri që i ka prerë shpresat shqiptarëve. Nuk është fajtore Suela por Surrelsi. Jam këtu se besoj se pa largimin e kësaj qeverie, largimi masiv i shqiptarëve nuk do të ndalojë. Nuk e besoj se kjo protestë është për interesin e Berishës. Non grata kishte qëllim goditjen e opozitës dhe fuqizimin e rilindjes.”– deklaroi mjeku i njohur.