Vendosni fjalën kyçe....

“Mos i jepni më fonde Ramës, ruajini për taksapaguesit tuaj”- Thirrja e Berishës për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n


Nga protesta e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri një thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian, SHBA-ve dhe NATO-s.

Ai u kërkoi atyre që të mos e mbështesin “regjimin” e kryeministrit Edi Rama në vendin tonë dhe të mos i japin më atij fonde, por t’i ruajnë fondet për taksapaguesit e tyre.

 “Me ju, dhe anëtarë të BE, anëtarë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë atë që ai ka ndërtuar e ka bërë në vlerat që ju ndani me njëri tjetrin, bazuar në votën e lirë. Sot ju bëj thirrje mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirsë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët.

Nga ky shesh duhet të deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirsë të qytetarëve. Stabiliteti dhe vota, shpresa, besimi, e ardhmja do të jenë të pandara. Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra nga vendi i tyre dhe mendojnë se largohen nga varfëria u them njerëzisht ruani fondet tuaja.

Ruani fondet e taksapaguesve tuaj, mos ia jepni kësaj qeverie se do kenë fatin e atyre që shqiptarët paguajnë dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Sot sin ë asnjë komb tjetër, shqiptarët çdo fatkeqësi natyrore dhe çdo krizë e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare. Vertëm për një arsye se Edi Rama i vjedh.”– tha Berisha.