Vendosni fjalën kyçe....

“Na kanë fikur dritat në Bulevard që të mos shihet sa jemi”- Organizatorët e Protestës


Janë fikur dritat përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, nga Sheshi Skënderbej tek Kryeministria ku po protestohet.

Një nga organizatorët e protestës së opozitës së bashkuar akuzoi qeverinë se i kanë fikur dritat qëllimisht që të mos duket se sa shumë qytetarë janë mbledhur në protestë.

“Balluku dhe Rama ka kanë fikur dritat nga ura drejt Sheshit Skenderbej, se nuk duan qe te shihet se sa jemi. Ju lutem, ndizni telefonat. Ta shofin vërtetë se sa jemi në këtë shesh. Të gjithë deri te Sheshi Skënderbej. Ndizni dritat, Ndizni dritat!”- tha një prej organizatorëve. Bulevardi më pas u ndriçua nga dritat e celularëve.