Vendosni fjalën kyçe....

“Nderojmë ata që i vrau dora e pushtetit” – Protestuesit ndezin qirinj në shkallët e Kryeministrisë


Protesta e sotme e opozitës nuk mbyllet me fjalimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, por me ndezjen e qirinjve në nder të atyre që kanë humbur jetën nga duart e Policisë së Shtetit.

“Miq, vëllezër dhe motra, kjo protestë madhështore nuk mund të mbyllet pa nderuar kujtimin e atyre që dora e pushtetit i vrau, duke përdorur armën e shtetit. Ardit Gjoklaj, Klodian Rashaj, Lear Kurtin e ekzekutuan pas shpine në mesnatë, ose në Komisariate të Policisë. Ju ftoj që në dyert e Kryeministrisë qiraxhiu i të cilës nuk mori kurrë përgjegjësi për këto vrasje, të ndezim një qiri në kujtim të jetës së tyre që pushteti i mori.”- tha një nga organizatorët.

Protestuesit iu drejtuan shkallëve dhe dyerve të Kryeministrisë për të ndezur qirinj.