Vendosni fjalën kyçe....

Opozita mban sot protestën, kryeministria blindon dyert


Opozita mban sot pasdite në orën 16:00 protestën kombëtare.

Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh dje se do të përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile, por pa specifikuar detaje, në godinën e Kryeministrisë janë marrë masat paraprake.

Dyert e saj janë blinduar, ashtu siç është vepruar sa herë që ka pasur organizime tubimesh.

Po ashtu edhe Policia e Shtetit është në gatishmëri, ndërsa pas orës 15:00 do të bllokohen edhe disa akse rrugore.

“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova””, njoftoi policia.