Ndërkohë që opozita proteston sot para kryeministrisë dhe në pankartat e tyre ka plot mesazhe anti-Soros, kryeministri Edi Rama bën selfie pikërisht me të birin e George Sorosit.
Aleksandër Soros ka publikuar foto në Instagram me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç.
“Brothers in Paris part 2”, shkruan ai krahas fotove, ku të tre shihen të buzëqeshur.
Në këto momente para Kryeministrisë, mbështetës të opozitës janë mbledhur duke protestuar kundër qeverisë së Ramës por edhe marrëdhënieve të tij me Soros.
View this post on Instagram