Protestuesit kanë filluar të grumbullohen në pika të ndryshme në Tiranë për tu mbledhur në orën 16:00 në tubimin e thirrur nga opozita përballë kryeministrisë.
Protestues janë mbledhur te selia e Partisë Demokratike dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Dhe policia ka nisur dhe zbatimin e planit për dislokimin e forcave të policisë.
Do të jenë rreth 1200 punonjës policie të reparteve të ndryshme që do të angazhohen për këtë protestë.