Vendosni fjalën kyçe....

Shkelmohen dhe lyhen me bojë të kuqe dyert e Kryeministrisë – Përplasje mes protestuesve dhe Policisë

Ndezja e qirinjve në në shkallët e Kryeministrisë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Ndërsa disa protestues po ndiznin qinj, disa të tjerë çanë kordonin e Policisë shkallmonin dyert e blinduara dhe kanë lyer me bojë të kuqe në dyert e Kryeministrisë.

Një protestues është shoqëruar nga disa punonjës të Policisë.

 

 

 

Incidentet nisën pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u larguan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në përfundim të protestës. Kjo pasi nisi ndezja e qirinjve në nder të Klodian Rashës, Lear Kurtit, Ardit Gjoklajt e të tjerë personazheve që u kanë “mbetur në duar” Policisë.

Pas disa momentesh tensioni, situata duket se është qetësuar pasi një pjesë e mirë e protestuesve tashmë janë larguar ndërsa kanë mbetur vetëm disa që vijojnë me ndezjen e qirinjve.