Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e tij të parë për qytetarët pas protestës që u zhvillua sot para Kryeministrisë.
Berisha e cilësoi tubimin që zgjati mbi 3 orë si tsunami i lirisë së shqiptarëve.
“Përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve.”- shkruan Berisha.Pak më herët edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta publikoi një mesazh falenderimi për qytetarët.
Ai tha se ky tubim riktheu shpresën për shpëtimin e vendit.
“Falenderim shumë të përzemërt për qindra mijëra qytetarë të lirë dhe plot dinjitet, që sot morën pjesë në protestën, që riktheu shpresën për shpëtimin e Shqipërisë tonë të bekuar.”– shkruan Meta krahas fotove nga protesta.