Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 33.5 kg kanabis, arrestohen dy vëllezërit në Skrapar

Një sasi prej 33.5 kg kanabis është kapur në Skrapar.

Policia arrestoi dy vëllezër për lëndën narkotike.

Shtetasve S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç iu gjet lënda narkotike gjatë momentin që lëviznin me automjet si dhe në banesën e tyre.

Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.

Njoftimi:

Sekuestrohen 33.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Finalizohet, pas një hetimi intensiv proaktiv, operacioni policor i koduar “Presentation”.

Mbanin në automjet dhe në banesë, sasinë prej 33.5 kg lëndë narkotike kanabis, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Të arrestuarve iu sekuestruan edhe një pjesë arme zjarri, automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike dhe aparatet celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së, në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, pas një hetimi intensiv proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacionin policor të koduar “Presentation”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.