Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në rrjetin social Tik Tok një ditë pas protestës së opozitës.
Fillimisht ai ka falënderuar qytetarët që mbushën sheshin në protestë më pas ai nuk la pa falënderuar ndjekësit në Tik Tok.
Berisha i falënderoi ata pasi e shndërruan profilin e tij në Tik Tok në 1.3 milion shikime dhe dhjetëra mijëra ndjekës.
Kreu i PD-së shton se treni nuk ndalet më dhe do kalojë nga një stacion fitoreje në një tjetër.
“Mirëdita miqtë e mi të TikTok.
Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetëra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët!
Zoti ju bekoftë!
Faleminderit shumë!”, tha ai.